Bekë Berisha: Moskonstituimi i Kuvendit është përpjekje për rehabilitimin e së keqes

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar lidhur me bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për “rehabilitimin e së keqes” dhe jo si betejë ndërmjet së mirës dhe së keqes. Përmes një deklarate publike, Berisha tha se “e mira është shkelur dhe mbetet e paidentifikuar”, ndërsa e keqja, sipas tij, po paraqitet në formën e një “anestezioni të gjatë dhe të kontrolluar”. Deputeti kritikoi ashpër ata që, sipas tij, janë bërë vegël e pushtetit aktual në pavetëdije, duke u bërë “krraba e Kurtit”. Ai shtoi se për shpëtimin e të ardhmes, është e domosdoshme një “vetëshkatërrim politik” i atyre që kanë humbur busullën. Sipas tij, kjo situatë e zvarritjes institucionale nuk përfaqëson konfliktin klasik politik, por një krizë të thellë të vlerave dhe identitetit demokratik në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: Gjykata Speciale dhe Albin Kurti, dy anë të së njëjtës përpjekje kundër UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas raportimeve për kërcënimet që …