Fatmir Limaj, ka zbuluar përmbajtjen e Pakos Ligjore që ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti

Në një intervistë Fatmir  Limaj ka theksuar se renovimi i kapaciteteve energjetike është urgjencë kombëtare, dhe ka kërkuar investime serioze në këtë sektor. “Duhet të investojmë në kapacitetet tona energjetike. Kemi pasur një bisedë përmbajtjesore me kryeministrin Kurti dhe ndajmë të njëjtën ide për këtë çështje”, deklaroi ai. Një tjetër pikë e rëndësishme që përfshin paketa, sipas Limajt, është çështja e veteranëve të luftës, për të cilët kërkon që pensioni të jetë në nivelin e pagës minimale, si dhe t’u mundësohet punësimi në sektorin privat, duke larguar ndalimin aktual. Ai theksoi nevojën që Ligji për Investime Strategjike të rishqyrtohet, për t’u bërë më tërheqës për investitorët, si dhe të shtrihen modelet e partneritetit publiko-privat, sikurse modeli i zbatuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Unë besoj që Kosova ka pasur një qeverisje të keqe. Ka pasur nevojë për ndryshime politike. Por rezultati zgjedhor nuk e solli këtë, deklaroi ai. Në fund, Limaj sqaroi se ka pasur një dakordim të pjesshëm me kryeministrin Kurti, lidhur me postin e kryetarit të Kuvendit, para seancës konstituive, por që sipas tij, nuk kishte mbështetjen e shumicës parlamentare.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia ka vendosur 70% të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar për një situatë të rrezikshme sigurie, …