Nasim Haradinaj: Kosova në krizën më të thellë – është koha për bashkim politik përballë sfidave kombëtare

Ish-zëdhënësi i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj krizës së thellë institucionale që po kalon Kosova, duke kritikuar partitë politike për mungesën e vullnetit për bashkëpunim dhe veprim. Në një deklaratë publike, Haradinaj thekson se partitë po i vendosin vija të kuqe njëra-tjetrës, duke u sjellë si armiq, ndërkohë që vendi ndodhet në një situatë kritike. Ai kërkon heqjen e barrierave mes Vetëvendosjes dhe PDK-së dhe bashkimin e tyre për të përballuar sfidat e mëdha, përfshirë procesin gjyqësor në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së. Haradinaj shprehet se UÇK-ja dhe Kosova janë më të rëndësishme se interesat e ngushta partiake. “Pagat po, xhipat po, beneficionet po – por punë jo. UÇK-së po i ngutet. Ata në Hagë janë më të bashkuar se kurrë. Ne këtu duhet të ndjekim shembullin e tyre,” ka deklaruar Haradinaj, duke paralajmëruar se nëse nuk veprohet tani për një gjyq të drejtë dhe të paanshëm, mllefi i popullit do të shpërthejë njësoj si kundër Gjykatës Speciale. Ai përfundon mesazhin e tij me një thirrje të qartë: “Kosova nuk duron më!”

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …