U hap turneu tradicional në futboll të vogël “Kenan Halimi” në Skifteraj

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me organizatat e dala nga lufta dhe me familjarë të dëshmorit Kenan Halimi, kanë hapur turneun tradicional në futboll të vogël “Kenan Halimi” në Skifteraj.

Sipas kryetarit Haliti ky turne është një shenjë respekti dhe përkujtimi për jetën dhe veprën e dëshmorit Kenan Halimi, i cili dha gjithçka për lirinë që sot e gëzojmë.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Lushtaku, ka pritur në takim talenten e re, Amra Salihu, nxënëse e Shkollës Fillore “Shaban Jashari”

Për sukseset e saj të jashtëzakonshme në fushën e muzikës, Kryetari i Komunës së Skenderajt, …