8 fermerë përfitojnë sistem të ujitjes pikë-pikë, foli të zezë dhe rezervuarë të ujit

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e komunës së Ferizajt përfundoi fazën e parë të shpërndarjes së sistemit të ujitjes pikë-pikë, folisë së zezë dhe rezervuarvë të ujit për 8 përfitues, ku pas përfundimit të punëve agroteknike nga fermerët përfitues, do t’u shpëndahen edhe fidanet e mjedrave duke përmbyllur gjithë ciklin e investimit e mbështetjes për këta fermerë përfitues.

Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, i pranishëm në këtë shpërndarje, theksoi se drejtoria që udhëheq vazhdueshëm ka mbështetur bujqit e fermerët ferizajas ku edhe kjo mbështetje është në kuadër të saj, duke lehtësuar e zhvilluar veprimtarinë e fermerëve ferizajas.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …