Kryetari Smajl Latifi priti zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Brigade Cahit İrican

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska ka mirëpritur të mërkurën në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Brigade Cahit İrican. Kryetari Latifi e informoi gjeneralin Irican për zhvillimet në komunë dhe ndanë ide për forcimin e sigurisë publike dhe për bashkëpunimin ndërinstitucional për të garantuar një mjedis të qetë e të sigurt për qytetarët tanë, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit të postuar në faqën zyrtare të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …