leoni

Pozicionimi i ushtrisë serbe afër kufirit ngjall shqetësime: Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë për rrezik të qëndrueshëm

Deklarata e ministrit në detyrë të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, se rreth 70% e kapaciteteve ushtarake të ushtrisë serbe janë të pozicionuara pranë kufirit me Kosovën, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në mesin e ekspertëve të sigurisë. Ministri ka ritheksuar gjithashtu prezencën e bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare, çka, sipas tij, paraqet kërcënim serioz dhe të qëndrueshëm për sigurinë e vendit. Vendosja e një përqindjeje kaq të madhe të ushtrisë në një vijë kufitare të ndjeshme si kjo, nuk është e zakonshme dhe duhet të shihet si strategji presioni dhe frikësimi, jo si masë mbrojtëse, shprehen ekspertët. Ata bëjnë thirrje për shtim të pranisë ndërkombëtare në veri, transparencë dhe veprim të koordinuar me NATO-n dhe partnerët perëndimorë për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm. Në këtë kontekst, pjesëmarrja e Kosovës si nikoqire në stërvitjen ndërkombëtare “Defender 25” shihet si një përgjigje e rëndësishme ndaj këtyre zhvillimeve, duke rritur profilin e sigurisë së vendit dhe nivelin e bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha

Bekë Berisha: Paga e deputetëve nuk është e merituar për nga angazhimi

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është shprehur kritik ndaj situatës së bllokimit institucional në vend, …