leoni

Jonas Westerlund: Situata në veri komplekse, pres zgjedhje me legjitimitet demokratik

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Gazeta”, ka folur për situatën në veri të vendit, duke e cilësuar atë si të ndërlikuar dhe me episode të përsëritura incidentesh. Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, duke shprehur shpresën se ato do të sjellin kryetarë komunash me legjitimitet dhe mbështetje nga popullata lokale. “Pjesëmarrja në zgjedhje është thelbësore në çdo demokraci. Nëse nuk merr pjesë, nuk mund të ankohesh për mungesën e politikanëve të duhur,” u shpreh Westerlund. Ai shtoi se është e rëndësishme që në institucionet lokale të rikthehen gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë nga radhët e shumicës së komunitetit lokal, si një hap drejt normalizimit dhe funksionalitetit të plotë institucional në atë pjesë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Zafir Berisha: Të hipnotizuarit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, vazhdojnë t’i shërbejnë agjendave serbo-ruse

Zafir Berisha: Vendimi i Speciales për mocionin e mbrojtjes tregon qëllimin djallëzor të saj

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Speciale …