Kuvendi komunal i Skenderajt ka miratuar propozimin e Ekzekutivit për bartjen e të hyrave vetanake

Kuvendi Komunal i Skenderajt, nën udhëheqjen e kryesueses Adelina Spahiu, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunal, anëtarët e Kuvendit dhe shoqëria civile.

Në mbledhjen e sotme, përveç pikave të zakonshme, shqyrtimi i materialit nga mbledhja e kaluar dhe pyetjet e këshilltarëve, është diskutuar edhe propozimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2024 për vitin aktual.

Pas pyetjeve të anëtarëve të Kuvendit e përgjigjeve nga kryetari Nura dhe drejtorët e Komunës, Kuvendit ka miratuar propozimin e Ekzekutivit për bartjen e të hyrave vetanake.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi mirëpriti në takim kampionin e shahut, Murtez Hondozi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi I shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska …