Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Kosova po shkon drejt bankrotit – situata është serioze

Opinionisti Dardan Sejdiu ka dhënë një vlerësim alarmues për gjendjen ekonomike në Kosovë, duke reaguar ndaj protestës së sotme të bizneseve, të cilat kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë. Sejdiu tha se situata është shumë serioze dhe paralajmëroi se vendi po shkon drejt bankrotit. “Këto biznese që kanë protestuar sot mbajnë 143 mijë punëtorë, që do të thotë 143 mijë familje varen nga to. Ato krijojnë 11 miliardë euro qarkullim në vit – gjysma e ekonomisë së Kosovës”, tha ai. Sejdiu shtoi se bizneset që protestuan kontribuojnë me rreth 4.5 milionë euro tatime në ditë dhe paralajmëroi se goditja ndaj këtij sektori do të ketë pasoja të rënda financiare dhe sociale. “Nëse kjo situatë vazhdon, ky vend po shkon drejt bankrotit. Është serioze,” theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Nëse flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë është duke e bërë vet z. Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se mos votimi i Albulena …