Kryetari Smajl Latifi mirëpriti në takim kampionin e shahut, Murtez Hondozi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi I shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska kanë mirëpritur në takim kampionin e shumëfisht të shahut, z. Murtez Hondozi. Në postimin e kryetarit Latifi në llogarinë e tij në facebook thuhet:

Sot u takova me Murtez Hondozin, kampionin tonë të shumëfishtë të shahut në gara vendore dhe ndërkombëtare, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij ka përfaqësuar Kosovën dhe Rahovecin me dinjitet.

Ishte kënaqësi të bisedojmë për shahun si sport i dijes dhe për mundësinë që edhe komuna jonë, këtë vit, të jetë organizatore e një ngjarjeje të madhe në këtë fushë.

Rahoveci ka njerëz të jashtëzakonshëm dhe është koha t’u japim edhe më shumë mbështetje.

Kontrolloni gjithashtu

Klubi i Futbollit “Tefik Çanga” – pjesë e Ligës së Parë të Futbollit

Kryetari i komunës së Ferizajt ka uruar Klubin e Futbollit “Tefik Çanga” – si Kampion …