Klubi i Futbollit “Tefik Çanga” – pjesë e Ligës së Parë të Futbollit

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka uruar Klubin e Futbollit “Tefik Çanga” për titullin e Kampiont në Ligën e Dytë dhe plasmanin e tyre Ligën e Parë të Futbollit kosovar për edicionin 2025/2026.

“KF “Tefik Çanga” me këtë sukses po shkruan historinë, me traditën e tij dekadëshe, shpirtin sportiv, me fshatin e kontribuesit dekadësh që rritën këtë klub e i cili po ngjitet drejt elitës së futbollit.

Urime veteranëve të Klubit, drejtuesve të Klubit, trajnerëve, lojtarëve, mbështetësve, banorëve të fshatit Tërrn, sportistëve e sportdashësve ferizajas”, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Gjithandej në komunën e Deçanit, punimet po ecin me intensitet të lartë!

Në komunën e Deçanit, me intensitet të shtuar po zhvillohen punimet në në infrastrukturën rrugore. …