U promovua romani i autores së re ferizajase, Sivera Hasani

Në kuadër të manifestimit kulturor “Ditët e Kulturës” në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj, në prezencën e mysafirëve të shumtë u promovua romani “Në mes diellit dhe hënës” të autores së re ferizajase, Sivera Hasani, botim ky që u mbështet nga Komuna e Ferizajt, përkatësisht Klubi Letrar “De Rada” në Ferizaj.

Në lidhje me veprën të pranishmëve iu drejtuan nga Klubi Letrar “De Rada”, Zyrafete Shala e Arsim Hamiti, si dhe profesori i autores, Dren Brahimaj , të cilët vlerësuan lartë këtë vepër të parë të autores Sivera Hasani.

E autorja Sivera Hasani, e emocionuar u shpreh mirënjohëse për mbështetjen e vlerësimin e veprës së saj të parë letrare.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësues të BE-së interesohen rreth zbatimit të Planit të veprimit për barazi gjinore

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Viti, Ibadete Hyseni, së bashku me drejtorët komunal,  Naim Pira …