Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga Drejtori për Kultur Rini dhe Sport, z. Afrim Dina kanë takuar Smajl Asamblenë e Fëmijëve të Rahovecit. Kryetari Latifi në postimin e tij në facebook ka shkruar se ka bashkëbiseduar me Ean, Alejnën, Anean, Eltonin, Arditin, Leotrimin, Imanin dhe Allenin, fëmijë të mençur, plot kuriozitet dhe ide. “Mora pyetje interesante nga ta dhe iu përgjigja secilit. I inkurajova që të mos ndalen, të jenë aktivë, të shprehen lirshëm dhe të angazhohen për të drejtat e tyre dhe të bashkëmoshatarëve.
Angazhimi i tyre na jep shpresë, e ne do të jemi pranë tyre!
Së shpejti, me zgjerimin e strukturës, edhe më shumë fëmijë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e zërit të Asamblesë së Fëmijëve të Rahovecit”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.