Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj – Kampion i trefishtë në dhënien e ndihmës së parë

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur drejtuesit, profesorët dhe nxënësit e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj, bashkë me drejtuesit e Kryqit të Kuq në Ferizaj, të cilët në garën e organizuar nga Kryqi i Kuq i Kosovës në tri nivele: komunal, rajonal dhe kombëtar për ndihmën e parë, zunë vendin e parë, duke u shpallur kampion i trefishtë që dëshmon për përgatitjen profesionale, përkushtimin dhe bashkëpunimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Elena Gjika” në Ferizaj në fushën e edukimit e veprimit për dhënien e ndihmës së parë. Me këtë rast kryetari Aliu ka përgëzuar pjesëmarrësit në garë, duke iu ofruar gjithë mbështetjen e komunës për këtë sukses që lartëson Ferizajn.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj uron tre mjekët e rinjë që iu bashkuan QKMF-së në Deçan

Tre mjekë të rinj iu bashkuan ekipit shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në …