Pensionohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Deçan, Gjyqtarja Ajshe Balaj

Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj së bashku me kryesuesin e Kuvendit komunal, Hajdar Sutaj dhe drejtorët komunal vizituan të mërkurën Gjykatën Themelore në Deçan për të uruar gjyqtaren Ajshe Balaj me rastin e pensionimit të saj.

Kryetari dhe kolegët e tjerë shprehën mirënjohje dhe konsideratë të lartë për punën dhe angazhimin shumëvjeçar të znj. Balaj, si në rolin e gjyqtares, ashtu edhe si kryetare e kësaj gjykate.

Ata e falënderuan për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e saj njerëzore gjatë gjithë karrierës.

Me këtë rast, kryetari Ramosaj i ka uruar znj. Balaj shëndet dhe gjitha të mirat në fazën e re të jetës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Pozhar

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, vizitoi fillimin e punimeve për ndërtimin e …