Ka vazhduar cikli i dëgjimeve buxhetore me qytetarë, për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028.

Ka vazhduar edhe të mërkurën cikli i dëgjimeve buxhetore me qytetarë, për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026-2028 të komunës së Skenderajt.

Dëgjimi i sotëm është mbajtur në Klinë të Epërme, ku kanë marrë pjesë drejtorët e Komunës, Ismet Aliu, Driton Mulaj dhe Shahin Tahiraj.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Ismet Aliu, ka prezantuar para qytetarëve parashikimet e buxhetit për vitet e ardhshme, ndërsa drejtori për Urbanizëm, Driton Mulaj, ka folur për projektet kapitale që janë prioritet e që do të financohen nga buxheti komunal.

Qytetarët nga ana e tyre kanë paraqitur kërkesa për investime në fshatin Klinë e Epërme dhe në fshatrat tjera përreth, kërkesa këto të cilat pritet të përfshihen në buxhetin e Komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …