leoni

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kriza institucionale në Kosovë po thellohet, pasi edhe në seancën e sotme parlamentare dështoi përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Edhe pse u kërkua nga kryesuesi Avni Dehari që subjektet politike të propozojnë përfaqësuesit e tyre për komisionin zgjedhor, ky propozim nuk u miratua. Komisioni zgjedhor është një hap procedural thelbësor për të mundësuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post, por mungesa e mbështetjes së mjaftueshme nga partitë tjera ka pamundësuar zgjedhjen e saj. Kjo ishte tentativa e 27-të që Kuvendi të konstituohet që nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, por pa arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të kontrolluar proceset e brendshme parlamentare. Seanca e ndërprerë pritet të vazhdojë pas 48 orësh, ndërkohë që qytetarët dhe analistët politikë shprehin shqetësimin për vonesat e tejzgjatura në formimin e institucioneve, të cilat po ndikojnë në funksionimin e përgjithshëm të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …