Time Kadrijaj: Kurti dhe LVV po dështojnë turpshëm në sigurimin e shumicës për Kuvendin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Kadrijaj kritikoi ashpër qasjen e Kurtit dhe të zyrtarit të LVV-së, Agim Bahtiri, në përpjekjet për sigurimin e votave, duke i cilësuar pritjet për mbështetje si të gabuara dhe të pashpresa. Ajo theksoi se dështimet e njëpasnjëshme janë duke i ekspozuar Vetëvendosjen dhe liderin e saj në një mënyrë “turpëruese” në sytë e opinionit publik. “LVV-ja dhe Kurti po dalin turpshëm me këto deklarata e këto veprime. Mungesa e përgatitjes dhe taktikat e gabuara po e dëmtojnë procesin demokratik dhe besimin qytetar,” u shpreh Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

SBASHK i bashkohet protestës së 7 gushtit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar përmes një …