Kryetari Smajl Latifi ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Rahovec

Për nder të festës së Bajramit të Vogël, kryetari i komunës z.Smajl Latifi, nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe bashkëpunëtorë tjerë, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Rahovec, teqenë e Halvetive dhe teqenë e Rifaive në Rahovec.

Me këtë rast,ata i uruam nga zemra udhëheqësit fetarë, Efendi Shani Sylkën, Shejh Besim Shehun dhe Shejh Mehdi Shehun, për këtë ditë të shënuar, që na bën bashkë të gjithëve dhe rrit solidaritetin mes qytetarëve.

Urime dhe gëzuar të gjithë shqiptarëve të besimit islam Bajramin e Vogël!

Kontrolloni gjithashtu

Në kuadër të 5 qershorit Ditës së Mjedisit, është bërë lirimi i hapsëirave dhe mirëmbajtja tek Parku Liria

Me iniciativën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe Organizatës për …