Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur gjithnjë e më shumë si një mundësi për të thyer bllokadën institucionale që ka paralizuar Kuvendin e Kosovës prej muajsh. Megjithatë, njohësit e zhvillimeve politike shprehin skepticizëm për efektin real të tyre. Artan Muhaxhiri, sociolog dhe analist politik, deklaron për Radion Evropa e Lirë se zgjedhjet mund të sjellin një rezultat të ngjashëm me atë aktual, duke e rikthyer vendin në të njëjtin ngërç: “E tëra që mund të ndodhë, është një rezultat i përafërt dhe rikthim në situatën ku jemi aktualisht. Është vetëm një tentim për vonimin e zgjidhjes së Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, që është kandiduar për këtë post, ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, bashkë me ato lokale, më vonë gjatë vitit, duke e cilësuar këtë si një dalje të mundshme nga kriza. Edhe opozita mbetet skeptike. Sipas partive kundërshtare të VV-së, zgjedhjet nuk do të prodhonin ndonjë ndryshim rrënjësor në skenën parlamentare dhe për këtë arsye insistohet në gjetjen e një zgjidhjeje institucionale përmes negociatave.
