Xhavit Jashari: Pensionet për familjet e dëshmorëve janë të papranueshme, më shumë beneficione sesa mbështetje reale

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kosovës, Xhavit Jashari, ka reaguar ashpër ndaj nivelit aktual të pensioneve për familjet e kategorive të luftës, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme dhe jo të denja për sakrificën e dhënë për lirinë e vendit. Jashari u shpreh se pensionet ekzistuese nuk përkojnë me koston reale të jetesës dhe janë më shumë simbolike se sa ndihmë konkrete. “Pensionet tona krahasuar me çmimet që janë në Kosovë janë të tmerrshme. Këto as pensione nuk mund të quhen, por beneficione për kategorinë tonë.” Ai kritikoi edhe vendimin për rritjen prej 20% të pensioneve, duke e quajtur të pamjaftueshme përballë valës së inflacionit dhe shtrenjtimit të përgjithshëm të jetesës: “Nuk e di si 20% kalkulohet si ngritje kur ne po përballemi me inflacion.” Sipas Jasharit, në situatën aktuale, përfituesit nga kategoritë e luftës mund të krahasohen me marrës të asistencës sociale, gjë që ai e konsideron nënçmuese.  “Kushdo që të vjen në qeveri duhet ta ketë parasysh se kategorive të luftës duhet t’ua rrisë pensionet, sepse deri tani mund të kualifikohemi sikur të jemi me asistencë sociale.”

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Zgjedhjet e reja parlamentare, zgjidhje reale apo vonesë politike

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur gjithnjë e më shumë si një mundësi …