Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Inatet e Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për pasojat e Kosovës nga ngërçi politik. Ajo ka bërë me dije se inatet e Albin Kurtit po i sjellin pasoja të shumta Kosovës. Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar se situata aktuale po tregon se një person po i mban peng të gjitha institucionet demokratike. “Inatet e Albinit, së bashku me mungesën e vizionit politik, shpërfaqin pasojat më të shëmtuara të mungesës së konsensusit politik kombëtar. Situata e krijuar po nxjerr në pah se edhe në një demokraci parlamentare, një person mund t’i mbajë peng të gjitha institucionet demokratike duke e bllokuar kështu politikën e Kosovës në një cikël populizmi dhe improvizimi. Çdo gjë është shndërruar në një spektakël; çdo propozim trajtohet si i ricikluar, çdo përpjekje institucionale shpërfillet si naive. Por nën zhurmën dhe rutinën e përditshme fshihet një e vërtetë më e thellë që më së miri përshkruhet në thënien: “Sa më kaotik të jetë sistemi, aq më e organizuar bëhet nëntoka”.”, ka shkruar Musliu. Ajo ka kërkuar krijimin e një Këshilli Ndërpartiak të Politikave Kombëtare, i cili, sipas saj do të merre vetëm më disa tema.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …