Ekaterina Trendafilova e ka caktuar përbërjen e panelit që do të vendosë lidhur me ankesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit

Trendafilova: Protesta e veteranëve dëshmoi pse Gjykata Speciale është jashtë Kosovës

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës, ka reaguar ndaj protestës së organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kundërshtuan konferencën e saj të planifikuar më 13 maj në Prishtinë. Ajo theksoi se siguria dhe rendi ishin arsyeja kryesore për anulimin e konferencës, duke shtuar se ngjarje të tilla e përforcojnë arsyetimin pse Bashkimi Evropian dhe institucionet kosovare vendosën që gjykimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së të zhvillohen jashtë territorit të Kosovës. “Kjo armiqësi që kishte për qëllim të pengonte një takim paqësor dhe transparent, shpjegon dhe përligj më tej marrëveshjen Kosovë–BE për mbajtjen e gjykimeve jashtë Kosovës. Është për të ardhur keq kur shihet mungesë respekti ndaj sundimit të ligjit”, tha ajo. Trendafilova kundërshtoi akuzat për mungesë të drejtësisë në procesin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke theksuar se gjykata funksionon në mënyrë të paanshme dhe të pavarur. “Procesi është i sigurt për dëshmitarët, pavarësisht tentimeve për t’i ndikuar ose frikësuar ata. Gjykata po administron drejtësi në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe të pavarur”, u shpreh Trendafilova.

Kontrolloni gjithashtu

FSK dhe KFOR-i zhvillojnë për herë të parë një ushtrim të përbashkët: “Golden Sabre” simulon menaxhimin e krizave

Për herë të parë që nga themelimi, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të marrë pjesë …