Standardet e reja të NATO-s e vënë në sprovë kapacitetin buxhetor të Kosovës

Objektivi i ri i NATO-s për ndarjen e 5% të GDP-së për mbrojtje është sfidues për Kosovën, që deri më tani ka promovuar pragun prej 2%. Ekspertët theksojnë se në vend të rritjes direkte të buxhetit ushtarak, Kosova mund të investojë në fusha si arsimi, shëndetësia, energjia dhe infrastruktura, që kontribuojnë në sigurinë kombëtare. Plani i ri pritet të miratohet në Samitin e NATO-s në Hagë më 24-25 qershor. Ndërkohë, për shkak të sfidave ekonomike dhe pengesave diplomatike, rruga drejt anëtarësimit në NATO mbetet e vështirë, por jo e pamundur.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …