Festivali Folklorik “I këndojmë Lirisë” ngërthen vlerat tona më të mira të trashëgimisë tonë kulturore e historike

Festivali i folklorit “I këndojmë Lirisë” që mbahet çdo vit në qytetin e Klinës ngërthen vlerat tona më të mira të trashëgimisë tonë kulturore e historike. Atyre që u kushtohet ky festival dikur u kënduan pushkët dhe zëri i tyre jehoi thekshëm për lirinë e heronjtë, sot janë bërë frymëzim për artistët e rapsodët. Prania e bacës Halil, babait të Mujë Krasniqit, i jep shkëlqim kësaj ngjarjeje kombëtare.

Përgëzoj kryetarin e Klinës, z. Zenun Elezaj për organizimin e që po i jep jehonë lavdisë së heronjve dhe po e mban të gjallë frymën atdhetare!, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Banorët e komunës së Rahovecit votuan projektin “Hapja e Lumit në fshatin Opterushë

Në ciklin e takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorë të shumtë nga vendbanimet dhe lagjet …