Agim Sylejmani: Çka përmbanë Marrëveshja Ushtarake e Kumanovës mes NATO-s dhe Ushtrisë jugosllave

Më 9 qershor të vitit 1999, u nënshkrua  Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë, i cila dha fund dhunës serbe në mbi popullsinë shqiptare të Kosovës

Më 9 qershor të vitit 1999, u nënshkrua  Marrëveshja ushtarako-teknike në Kumanovë, i cila dha fund dhunës serbe në mbi popullsinë shqiptare të Kosovës si një parakusht për ndaljen e bombardimeve të NATO-s mbi caqet strategjike serbe. Marrëveshja  e Kumanovës, ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, u nënshkrua më 9 dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Atë e nënshkruan Majkel Xhekson komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Ndër të tjera në Marrëveshje parashihej: që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale. Po ashtu u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës. Marrëveshja është arritur pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë nga 24  marsi i vitit 1999 derë më 10 qershor të po atij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Besian Mustafa: Zgjidhja e vetme është një Qeveri Uniteti me agjendë të përbashkët”

Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, …