leoni

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Republikën e Shqipërisë

Me rastin e përmbylljes të Ushtrimit Fushor “Defender Europe 25” Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Republikën e Shqipërisë.  Gjeneral Jashari u prit nga Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Gjenerallejtnant Arben Kingji, i cili e njoftoi për rrjedhën e ushtrimit dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet FARSH dhe njësive të FSK të angazhuar në kuadër të Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes. Gjatë kësaj vizite, GLT Jashari gjithashtu vizitoi trupat e kontingjentin të FSK të angazhuar në Republikën e Shqipërisë, i përbërë nga Togu i mortajave, vlerësuesit dhe oficerët shtabor në kuadër të komandës së brigadës, ku u njoh nga afër me zhvillimet e aktiviteteve të përbashkëta dhe arritjet gjatë këtij ushtrimi. Ai përgëzoi pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre gjatë kësaj kohe, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së në një ushtrim të nivelit të DE25, si dhe ngritjen e aftësive të njësive të FSK që të operojnë në një mjedis shumëkombësh operacional. Sipas agjendës, personalitetet e larta kanë ndjekur demonstrimin e aktiviteteve të planifikuara në poligonin trajnues të Biza.  Dislokimi i njësive të FSK-së në brigada të ndryshme të rajonit në ushtrime fushore të këtij niveli, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të ndërveprueshmërisë me aleatët dhe partnerët dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve operacionale të FSK-së të operojë në mjedise shumëkombëshe.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Në programin e Qeverisë Kurti II ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete

Besian Mustafa: Zgjidhja e vetme është një Qeveri Uniteti me agjendë të përbashkët”

Pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, …