Është përcaktuar data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Sipas burimeve të Indeksonline, zgjedhjet do të mbahen ditën e diel, më 12 tetor 2025. Vendimi vjen pas konsultimeve të zhvilluara javën e kaluar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mblodhi përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar për organizimin e zgjedhjeve lokale, në një kohë kur vendi po përballet me bllokadë institucionale dhe krizë të thellë politike. Pritet që gjatë ditëve në vijim të shpallet zyrtarisht data dhe të nisin përgatitjet për organizimin e procesit zgjedhor, i cili shihet si një mundësi për të rikthyer stabilitetin institucional në nivel lokal dhe për të reflektuar rrethanat e reja politike në vend.
