Organizatat e dala nga lufta themelojnë Këshillin Nismëtar për Koordinim të Përhershëm: Thirrje për unitet dhe zgjidhje institucionale

Në një takim të përbashkët të mbajtur më 10 qershor – datë me simbolikë historike që përkon me përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – u bashkuan përfaqësuesit e disa prej organizatave më të rëndësishme të dala nga lufta e UÇK-së: Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqëria “Lëvizja” dhe Shoqata e Ish të Burgosurve Politikë. Ky takim u zhvillua në frymën e unitetit dhe bashkëpunimit, me synim forcimin e zërit të përbashkët për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtave të atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Gjatë takimit, palët pjesëmarrëse ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi dhe themeluan Këshillin Nismëtar për Koordinim të Përhershëm, i cili do të shërbejë si platformë e përbashkët për adresimin e çështjeve të rëndësishme ndaj institucioneve vendore, ndërkombëtare dhe opinionit publik. Pjesëmarrësit gjithashtu shprehën shqetësimin për ngërçin institucional që po e paralizon funksionimin demokratik të shtetit dhe i bënë thirrje të gjitha partive politike parlamentare që të marrin përgjegjësinë e duhur për konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri për stabilitetin dhe funksionimin institucional të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …