Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Lushaku-Sadriu: LDK nesër prezanton planin 15-pikësh për dalje nga kriza

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas dështimit të 30-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si pasojë të paaftësisë së partisë së parë për të siguruar shumicën. “Ky ishte episodi i 30-të i seancës konstituive, i cili nuk kurorëzohet me sukses për shkak të mungesës së shumicës nga partia e parë. Kjo po i kushton shtrenjtë qytetarëve dhe po cenon themelet e demokracisë sonë,” tha ajo. Deputetja e LDK-së theksoi se 17 deputetë të Kuvendit tashmë kanë marrë pozita në ekzekutiv, çka sipas saj ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve përfaqësuese. Ajo paralajmëroi se nesër do të prezantojë një plan prej 15 pikash me propozime konkrete për zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimin e një qeverie funksionale për një periudhë të përcaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …