Daut Haradinaj: Seancat kanë humbur kuptimin, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se situata aktuale në Kuvend ka degraduar në atë masë sa seancat nuk kanë më kuptim, dhe se bojkoti i tyre nga shumica e deputetëve është i justifikuar. “Shumica e deputetëve kanë të drejtë ta bojkotojnë kuvendin. Me këtë dinamikë po duket qartë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. Epilogu varet edhe nga vendimi i pritur së shpejti i Gjykatës Kushtetuese,” tha Haradinaj. I pyetur për qëndrueshmërinë e AAK-së në rast të zgjedhjeve të reja, ai u shpreh i bindur se partia do të mbetet një subjekt serioz dhe konkurrues. “AAK-ja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Edhe nëse mbahen zgjedhjet nacionale bashkë me ato lokale, janë të mirëseardhura për ne. Aleanca ka qenë dhe do të mbetet një faktor i rëndësishëm politik në Kosovë,” theksoi Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

NISMA Socialdemokrate nuk e mbështet Konjufcën për kryeministër, nuk kemi votë pro

Deputetja e NISMA-s Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar pas propozimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, …