Kosova konfirmon gatishmërinë për të pranuar përkohësisht shtetas të huaj nga SHBA, në kuadër të bashkëpunimit strategjik

Qeveria në detyrë e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta, në përputhje me kushtet e përcaktuara ndërmjet palëve. Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, bëri të ditur se përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen në mënyrë të përkohshme në Kosovë, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e origjinës. Ai theksoi se qeveria do të ketë mundësinë të përzgjedhë individë nga lista të propozuara, nëse ata plotësojnë kriteret që lidhen me sundimin e ligjit dhe sigurinë publike. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit, ka konfirmuar për REL-in më 6 qershor se po bashkëpunon me vendet e Ballkanit në kuadër të një strategjie më të gjerë për adresimin e migracionit të parregullt. “Largimi nga SHBA i të huajve me urdhër dëbimi përfundimtar dhe rikthimi i tyre në vendet e origjinës është një nga prioritetet tona për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe rendin publik”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Kontrolloni gjithashtu

Republika e Kosovës e mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial

Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt

Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se …