Biblioteka e SHFMU-së “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë pasurohet më 550 ekzemplarë lektyrë shkollore

Biblioteka e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë pasurohet më 550 ekzemplarë lektyrë shkollore. Këtë lektyrë shkollore prej 550 ekzemplarësh e dhuruan: Mentor Mazreku, Selajdin Mazreku – libraria “Arbri” Ramadan Mehmeti, Sabit Rrustemi, Drita Kosumi-Syla, Shaqir Foniqi, Ismet Krasniqi dhe Rexhep Toplana, për   SHFMU-në “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë.

Prandaj përfaqësues nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, Enver Mazreku, si dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Mehdi Krasniqi, sot në kuadër të shënimit të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, dërguan lektyrën shkollore në bibliotekën e SHFMU-së “Ismet Jashari-Kumanova” në Temeqinë. Ky aksion i nisur nga poeti, Mehdi Krasniqi dhe që do të vazhdoi edhe më, ka treguesin kontekstual të zhvillimit teknologjik, se libri është i pa zëvendësueshëm dhe më i fuqishëm që ndikon në formimin e personalitetit të nxënësit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Lektyrën e pranoi drejtori i shkollës, Hajriz Zabelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Kenan Halimi” shënon Ditën e saj dhe përvjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi me aktivitete përkujtimore dhe festive

Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve, Shkolla …