Më 13 qershor finalja e madhe e turnirit “Kenan Halimi”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Këshillin Organizativ të Turnirit Tradicional “Kenan Halimi”. Në këtë takim ata kanë biseduar rreth përgatitjeve, ecurisë dhe organizimit të këtij turniri në futboll të vogël. Këshilli Organizativ falënderoi kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe e njoftuan kryetarin që dje kanë pezulluar të gjitha aktivitetet në nderim të tre të rinjëve vitias, të cilët humbën jetën brenda tri ditëve, dhe në respektimin e vendimit të kryetarit që ditën e mërkurëdjeshme e ka shpallur “Ditë zie”. Poashtu, thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për finalen e madhe, e cila do të mbahet më 13 qershor 2025, në fshatin Skifteraj.

Në fund të këtij takimi ata i dhuruan kryetarit Haliti një fanelë, me logon dhe përmbajtjen e këtij turniri.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk mund të ketë dy të vërteta, Komuna e Ferizajt është kampione e transparencës në nivel vendi, nuk marrim përgjegjësi për dështimet teknike të GAP-it

Lidhur me publikimin e djeshëm të “Indeksit të Transparencës Buxhetore të Komunave” nga Instituti GAP, …