leoni

Njoftim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Rahovecit

Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Rahovecit përmes një postimi në faqën zyrtare në facebook njofton qytetarët e nderuar, se të enjtën më 12 qershor kanë filluar punimet në rehabiltimin e rrugëve në qytetin e Rahovecit.

Rruga “Xhelal Hajda-Toni” nga rreth-rrotullimi i hyrjes në qytet deri te stacioni i autobusave, Drejtoria kërkon që qytetarët të zgjedhin alternativa te tjera gjatë punimeve.

Rruga “Abdullah Bugari” nga semaforët drejt rruges në dalje të qytetit të Rahovecit, dalja për Malishevë.

Rruga “Asllan Kleqka” nga semaforët deri në dalje të rrugës te udhëkryqi, restauranti Jaha Petrol.

Të gjjthë pjesëmarrësve në trafik, ju lutem të zgjedhni alternativa rrugore gjatë punimeve.

P.S. Gjatë punimeve do të ketë gërryerje të asfaltit, rehabilitim të pusetave, ujëmbledhsëve, më pastaj riasfaltim të rrugëve, shenjëzim horizontal dhe vertical, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Kenan Halimi” shënon Ditën e saj dhe përvjetorin e rënies së dëshmorit Kenan Halimi me aktivitete përkujtimore dhe festive

Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të gjerë të nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe mysafirëve, Shkolla …