Komuna e Deçanit më 16 qershor shpallë qytetar nderi kolonelin amerikan Todd Jacobus

Kryesuesi i kuvendit komunal të Deçanit, z. Hajdar Sutaj me rastin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Deçanit ka thirrur të hënën me 16 qershor Seancën Solemne të Kuvendit të Komunës së Deçanit.

Në këtë Seancë Solemne ndahet Çmimi “QYTETARË NDERI” i Komunës së Deçanit, Kolonelit Amerikan, z. TODD JACOBUS.

Sipas Kryesuesit në këtë seancë solemne që nis në ora 11 është paraparë rendi i ditës me fjalën hapëse të kryesuesit z. Hajdar Sutaj, kryetarit të komunës, z. Bashkim Ramosaj, i cili do t’i ndaj çmimin “QYTETAR NDERI” i komunës së Deçanit, kolonelit Amerikan, z. TOOD JACOBUS, që pas pranimit të çmimit do të mbaj një fjalë rasti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …