Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), një organizatë ndërkombëtare lobimi, e regjistruar në OKB, SHBA, NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare, ka nderuar Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, me Medaljen e Artë “Lideri Botëror i Paqes – Winston Churchill”.
DMPP vepron në vazhdimësi të projekteve të ish-Presidentit amerikan Dwight D. Eisenhower dhe është konceptuar si mision paqeje nga i ndjeri ambasador amerikan Richard Holbrooke për të kontribuar në stabilitetin e Ballkanit dhe vendeve në zhvillim. Organizata është gjithashtu e regjistruar në Tiranë, dhe mbështetet nga diplomatë dhe personalitete ndërkombëtare nga e gjithë bota.
Ky vlerësim është bërë në bashkëpunim me partnerë prestigjiozë ndërkombëtarë si:
American Diplomatic Mission for World Peace (ADMWP),
Academy of Universal Global Peace (AUGP),
United Nations University for Global Peace (UNUGP),
Diplomatic Society Saint Gabriel (DSSG), dhe të tjerë, të cilët kanë çmuar figurën e z. Haliti për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes dhe zhvillimit shoqëror.
Motivacioni i çmimit u bazua në gjithë veprimtarinë jetësore dhe arritjet e z. Haliti në fushat e politikës, administratës publike, qytetërimit dhe humanitetit. Ai u vlerësua si:
-
Kryetar model i Komunës së Vitisë;
-
Inxhinier i Bujqësisë dhe Udhëheqës i Komitetit për Bujqësi në Kosovë;
-
Specialist për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Diplomaci dhe Protokoll;
-
Drejtor i institucioneve të ndryshme publike në Kosovë;
-
Politikan model në LDK;
-
Ambasador i Humanitetit;
-
Aktivist për të drejtat e njeriut dhe shoqërinë civile në Ballkan;
-
Misionar i Paqes Botërore dhe Filantrop;
-
Ambasador Nderi i DMPP-së.