Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj ndaj veprimeve të fundit hibride, siç i quan ajo të të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë në Maqedoninë e Veriut. Ky subjekt politik ka vlerësuar në incidentin e fundit, Stoilkovik paraqiti Qeverinë duke qëndruar krah për krah me ambasadorët e Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera partnere strategjike të tyre, por edhe me një numër të madh të instalacioneve vendore të botës serbe dhe ruse, në mbrojtje të agresionit rus ndaj Ukrainës. “Ky precedent përbën një përplasje të drejtpërdrejtë me qëndrimet e NATO-s dhe me drejtimet e qarta të përcaktuara në deklaratat e miratuara me konsensus nga Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike, për të cilat deri më sot kanë votuar rregullisht edhe përfaqësuesit tanë”, thuhet nuk komunikatën e Bashkimit Demokratik për Integrim.