Qeveria e Unitetit pa unitet – LDK refuzon Kurtin, VV refuzon LDK-në, PDK këmbëngul në shumicë të re

Përpjekjet për të dalë nga kriza institucionale në Kosovë po shënojnë dështim të njëpasnjëshëm, ndërsa secili propozim për formim të qeverisë po përplaset me murin e numrave dhe mungesën e vullnetit politik. LDK, pasi refuzoi ofertën e tretë zyrtare të LVV, për bashkëqeverisje, i ofroi publikut një alternativë të vetën: një Qeveri Tranzicionale, e cila më vonë u ribrendua si Qeveri e Unitetit Kombëtar. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mbështeti këtë propozim me një platformë 15-pikëshe që synon përfshirjen e të gjitha partive, përfshirë edhe Vetëvendosjen. Në këtë dokument, Abdixhiku parashikon bashkëpunim me VV-në në fusha të ndjeshme si depolitizimi i bordeve publike, riparimi i marrëdhënieve me aleatët dhe çështjet energjetike. Megjithatë, Vetëvendosja e refuzoi menjëherë planin, duke e bërë të pavlefshëm modelin gjithëpërfshirës. Në skenë del kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili shprehet skeptik për “Qeverinë e Unitetit”, por e vendosur për një zgjidhje alternative: formim të qeverisë nga partitë e ish-opozitës. Ai thotë se numrat ekzistojnë nëse LDK ofron 19 votat e saj, dhe ai personalisht merr përsipër sigurimin e 10 votave nga partitë minoritare (pa përfshirë Listën Serbe).

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …