leoni

Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Gjykata Speciale është mono etnike, kam dorëzuar prova mbrojtëse për UÇK-në

Ish-hartuesi i Kushtetutës së Kosovës dhe akademiku Arsim Bajrami ka deklaruar se ka qenë kundërshtar i themelimit të Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një mekanizëm monoetnik që, sipas tij, gjykon ekskluzivisht anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që nuk trajton aspak krimet e kryera nga Serbia. Bajrami theksoi se presioni ndërkombëtar për themelimin e kësaj gjykate ka qenë i jashtëzakonshëm, duke përfshirë edhe kërcënime që nëse nuk e miratonte Kuvendi i Kosovës, atëherë do ta themelonte Këshilli i Sigurimit i OKB-së. “Atëherë i kam këshilluar edhe presidentin Thaçi dhe të tjerët që më mirë të bëhet nga Këshilli i Sigurimit, sesa të pranojmë vetë, me votat tona, një gjykatë që ka tendencë ta ndryshojë narrativën historike të Kosovës. Sot jemi përballë një akti të kryer,” tha Bajrami. Ai bëri të ditur se ka kontribuar në proceset mbrojtëse të të akuzuarve nga kjo gjykatë, duke dorëzuar prova dhe video në bashkëpunim të ngushtë me ekipet e mbrojtjes. “Kam përcjellë vazhdimisht punën e kësaj gjykate. Kam dorëzuar shumë prova mbrojtëse, përfshirë edhe video materiale të rëndësishme.   “UÇK-ja ka qenë një guerilë vullnetare, që nuk kishte mbështetje shtetërore, por vepronte mbi bazën e patriotizmit për mbrojtjen e popullit shqiptar nga represioni,” theksoi Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …