Natasha Kandiq: Vuçiq duhet të kërkojë falje publikisht dhe t'u drejtohet familjarëve të viktimave

Kandiq sfidon Serbinë: Fton studentët të vendosin “Lulkuqen e Kosovës” në Batajnicë, vendin e varrezave masive

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në skenën politike dhe mediatike serbe, pas një propozimi simbolik që u drejtoi studentëve protestues në Beograd. Ajo u kërkoi atyre që, më 28 qershor – ditën e Vidovdanit – të vendosin simbolin e “Lulkuqes së Kosovës” pranë bazës së Njësisë Speciale të Antiterrorizmit në Batajnicë, ku në vitin 2001 u zbuluan varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Kandiq rikujtoi se në këtë vend janë zhvarrosur trupat e mbi 700 viktimave, përfshirë edhe 75 fëmijë, të transportuar fshehurazi nga Kosova në Serbi nga strukturat shtetërore, në një përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve të luftës. Reagimi i Kandiqit ka nxitur debate të ashpra në mediat proqeveritare në Beograd, të cilat kanë organizuar emisione të posaçme për ta sulmuar dhe denigruar publikisht aktivisten e njohur për të drejtat e njeriut. “Vendosja e një luleje në Batajnicë do të ishte një akt i guximshëm kujtese dhe ndërgjegjësimi për të rinjtë e Serbisë – një përballje me të vërtetën historike që vendi ka refuzuar ta pranojë”, ka thënë Kandiq më herët në rrjetet sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …