leoni

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

Kosova me varësi të shtuar nga importi i energjisë – mbi 56 milionë euro vetëm gjatë prillit

 Prodhimi i brendshëm i energjisë në Kosovë ka rënë ndjeshëm gjatë muajit prill, duke detyruar vendin të mbulojë nevojat përmes importeve, të cilat kanë kapur vlerën mbi 56 milionë euro. Këtë e bën të ditur eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, duke u bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sipas tij, termocentralet prodhuan rreth 321 mijë MWh, që është rreth 40% më pak se në prill të vitit të kaluar. Në të njëjtën kohë, vendi importoi mbi 377 mijë MWh, duke shënuar një rritje prej 82% në raport me një vit më parë. Me çmimin mesatar prej 150 euro për MWh, shpenzimet për import arritën mbi 56.5 milionë euro. Rreth 25.5 milionë euro të kësaj shume janë pasojë e drejtpërdrejtë e rënies së prodhimit vendor. Muharremi vlerëson se kjo situatë e rëndon ndjeshëm konsumatorin dhe ekonominë, duke rritur presionin mbi çmimet dhe stabilitetin financiar.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …