LDK kërkon përgjigje nga Kurti për skandalin energjetik

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga kryeministri në largim, Albin Kurti, që të japë shpjegime lidhur me dyshimet për keqpërdorime në sektorin e energjisë. Ajo ka përmendur kompanitë EFT Group dhe NOA Energy Trade Sh.p.k., për të cilat ka aludime për shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të tregut energjetik. Sipas saj, këto kompani kanë përfituar në kurriz të qytetarëve përmes manipulimeve në tregun ndërkufitar të energjisë. Bajrami theksoi se gjatë mandatit të Kurtit është rritur ndjeshëm çmimi i energjisë dhe se përgjegjësia bie mbi emërimet që ai ka bërë në ZRrE dhe KOSTT. Ajo e akuzoi Qeverinë për mosveprim dhe për tolerim të skemave që kanë dëmtuar ekonominë familjare dhe prodhuesit vendas. Ministria e Ekonomisë dhe KEK-u, sipas saj, kanë dështuar në menaxhimin e krizës. Bajrami paralajmëroi se sektori energjetik është kapur nga interesa të fuqishme private. Ajo e përshkroi situatën si alarmante dhe kërkoi transparencë të menjëhershme. Deri më tani, nga Qeveria nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …