Sadik Zeqiri, i mbijetuar i masakrës së Dubravës, ka reaguar ndaj aktgjykimit lirues për Gavrilo Milosavleviqin.

ME kërtë rast ai ka shkruar: Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë një vendim tronditës dhe thellësisht zhgënjyes për të gjithë ata që kanë besuar se drejtësia vonon, por nuk harron. Gavrilo Milosavleviq, i njohur nga të burgosurit shqiptarë si “Gagi”, ish-gardian në burgun famëkeq të Dubravës, është shpallur i pafajshëm për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. Ai është një goditje e rëndë ndaj viktimave të masakrës së Dubravës, ku më 22 dhe 23 maj 1999 u vranë mizorisht 109 të burgosur shqiptarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën apo u torturuan. Unë jam njëri prej të mbijetuarve të atij ferri. E kam parë me sytë e mi, e kam përjetuar me trupin tim. Në pavijonet “B” dhe “C” të atij burgu, dhuna ishte e përditshme, brutale dhe e qëllimshme. Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë të qartë dhe të argumentuar, përfshirë pjesëmarrjen e Milosavleviqit në trajtim çnjerëzor, rrahje sistematike dhe dijeni për zhdukjen e intelektualit dhe patriotit të shquar, Ukshin Hoti – një nga figurat më të ndritura të rezistencës kombëtare. Nëse Gavrilo Milosavleviq nuk është fajtor, atëherë kush i vrau 109 të burgosurit shqiptarë? Kush i masakroi në fushën e sportit dhe në puseta? Kush i plagosi dhjetëra të tjerë dhe kush i mbajti nën tortura e frikë për muaj të tërë? Ky nuk është vetëm një vendim gjyqësor – ky është një akt i heshtur amnistimi për një regjim kriminal. Është një hap mbrapa në rrugën tonë drejt drejtësisë dhe paqes së vërtetë. Unë nuk e pranoj këtë padrejtësi. Dhe nuk do të hesht. Në emër të atyre që nuk jetojnë më për të folur, dhe në emër të të gjithë atyre që e përjetuan Dubravën – kërkoj rishikim, përgjegjësi dhe drejtësi të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …