Dështimi i 33-të radhazi, Kuvendi i Kosovës ende pa kryeparlamentar

Edhe përpjekja e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar. Seanca e radhës u zhvillua me skenarin tashmë të njohur: Lëvizja Vetëvendosje tentoi sërish të formojë një komision ad-hoc për votim të fshehtë, por pa sukses. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe të propozojnë emrat e tyre për komisionin, por këto subjekte politike refuzuan të marrin pjesë në proces. Në sallë ishin të pranishëm 100 deputetë, ndërsa vetëm 51 votuan për dhe 1 kundër, pa asnjë abstenim. Me mungesën e pjesëmarrjes së opozitës, Dehari ndërpreu seancën dhe njoftoi se ajo do të vazhdojë më 19 qershor në orën 10:00. Kriza për konstituimin e Kuvendit vazhdon, pa një zgjidhje konkrete në horizont.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …