leoni

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor për planin ndër komunal të menaxhimit të integruar të mbeturinave për regjionin e Gjilanit dhe Ferizajt.

Gjatë takimit, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, z. Basri Aliu, prezantoi draft-planin, duke theksuar se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë, i cili synon përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave përmes klasifikimit të tyre, në bashkëpunim me investime ndërkombëtare.

“Ky plan përfshin jo vetëm ndarjen e mbeturinave, por edhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore për të mundësuar një menaxhim më efikas dhe të qëndrueshëm të mbeturinave në nivel regjional,” u shpreh Aliu.

Qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të japin komente dhe të kontribuojnë me mendimet e tyre në këtë proces të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundoi edicionin i 12-të i Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar rapsodëve, Dervish Shaqa e Demush Neziri

Në Deçan ka përfunduar edicioni i 12-të i Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, kushtuar …