leoni

Olivier Guerot: Rruga e Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së kalon përmes Asociacionit

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është çelësi për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në një intervistë për RTK, ai theksoi se Asociacioni është një zotim i Kosovës që nga viti 2013 dhe është rikonfirmuar në marrëveshjen e Ohrit. Guerot tha se është koha që ky obligim të trajtohet me seriozitet, duke shtuar se propozimi i fundit i BE-së për statutin e Asociacionit është hartuar në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit të Gjykatës Kushtetuese. “Nuk mund të shtiremi se ky fakt nuk ekziston. Asociacioni është ‘elefanti në dhomë’ dhe rruga drejt NATO-s dhe BE-së kalon përmes tij,” u shpreh ambasadori francez.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …