Ejup Maqedonci: FSK merr pjesë në stërvitjen JRTC 25-08 në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke marrë pjesë aktivisht në stërvitjen e avancuar JRTC 25-08, e cila po zhvillohet në Fort Johnson, Luiziana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë trajnim të nivelit të lartë, marrin pjesë edhe pjesëtarë të Ekipit Luftarak të Brigadës së 2-të të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Ajovës, pjesë e Divizionit të 34-të të Këmbësorisë. Stërvitja synon testimin e aftësive të njësive për vendosje, luftim dhe fitoren ndaj një kundërshtari me kapacitete të përafërta. Pjesëmarrësit po përballen me një mjedis jashtëzakonisht sfidues e realist, ku testohen aftësitë në fusha të ndryshme, përfshirë operacionet luftarake, logjistikën, kujdesin mjekësor, inxhinierinë ushtarake dhe aviacionin. Kjo përfaqëson një mundësi të rëndësishme për FSK-në që të forcojë aftësitë operacionale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me aleatët. Kjo stërvitje është një hap tjetër drejt avancimit profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe dëshmi e përkushtimit të saj për t’u integruar në strukturat ndërkombëtare të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti në Londër për samitin e Procesit të Berlinit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Londër, ku do të marrë pjesë …