Ministri Ejup Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Barduani

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale të sigurisë në nivel rajonal dhe global. Në fokus të bisedës ishte edhe ushtrimi ndërinstitucional “Golden Sabre 25”, organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, i cili përfshiu pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe KFOR-it. Të dy palët vlerësuan se ky ushtrim ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve ndërvepruese dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të sigurisë në vend. Ministri Maqedonci theksoi gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për të vazhduar dhe thelluar koordinimin me KFOR-in në çështje me interes të përbashkët, sidomos në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike që ndikojnë në mjedisin e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Rutte s’pranon përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, gjatë një vizite në Shkup deklaroi se aleanca …